KMDLNJ kërkon që rasti Klecka të gjykohet në bazë të provave
Prishtinë, 9 janar - Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka kërkuar nga EULEX-i që rasti Klecka të gjykohet në bazë të provave.
Sipas një reagimi të këtij këshilli thuhet se, vetëm 6 muaj pasi të akuzuarit për rastin Kleçka, përkatësisht Fatmir Limaj, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe të tjerët u shpallën të pafajshëm nga një trup gjykues i dominuar prej gjykatësve të EULEX-it, Gjykata Supreme e Kosovës duke e mbështetur kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Mauricio Salustro e anuloi vendimin lirues duke e kthyer këtë rast në rigjykim.
Në praktikat e mira gjyqësore është si rregull që kur procesi kthehet në rigjykim, trupi gjykues paraprak merret me gjykimin e të akuzuarve."
" Në procesin kundër Fatmir Limaj dhe të tjerëve të rastit Kleçka trupi gjykues i mëparshëm duket se është përjashtuar nga rigjykimi pa ndonjë arsyetim të mbështetur në fakte."
"Qartazi është shprehur një mosbesim ndaj trupit gjykues të mëparshëm duke ia besuar rastin një trupi gjykues në përbërje tjetër, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.