20 Prill 2025

KMDLNJ fton partitë mos te përfitojnë nga gjendja e rënd e qytetarëve të helmuar

Prishtinë, 13 korrik - Deri më tani dyshohet se afërsisht 900 qytetarë të komunës së Deçanit janë helmuar me ujë që furnizohen nga rrjeti i ujësjellësit dhe të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare.

Gjithashtu, brenda 24 orëve dy qytetarë kanë vdekur e që ndërlidhen me rastet që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia e Kosovës i ka cilësuar si vdekje të dyshimta kurse Prokuroria e shtetit ka urdhëruar që trupat të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ta bërë obduksionin i cili do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

KMDLNj vlerëson se reagimi institucional ka qenë i vonuar dhe, për këtë arsye është krijuar një hapësirë e madhe për manipulim dhe frikësim të qytetarëve duke krijuar panik.

Në të njëjtën kohë, në vend se të ketë një mobilizim midis pozitës dhe opozites që gjendja të menaxhohet më lehtë dhe më me sukses, ka patur përpjekje për përfitime,  në dëm të qytetarëve që janë gjendur në një situatë paniku e që edhe më shumë e ka vështirësuar gjendjen e tyre.  

Ende pa u bërë publike rezultatet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në opinion kanë qarkulluar informata se uji qenka helmuar, krejtësisht të paverifikuara. Në mesin e të deklaruarve në favor të helmimit të ujit të pijshëm ka figura publike, biznesmenë dhe politikanë e që, më shumë e rëndojnë situatën se që ndihmojnë në menaxhimin e saj.

KMDLNj kërkon nga të gjithë që të mos paragjykojnë rastin, as për helmimet e supozuara e as për shkakun e vdekjeve të dy qytetarëve, brenda 24 orëve por të presin qendrimin zyrtar të institucioneve përkatëse shëndetësore si IKSHPK dhe Klinikës Infektive që janë përgjegjëse të dalin me një qendrim zyrtar profesional, pas rezultateve mikrobiologjike.

KMDLNj kërkon nga Ministria e Shëndetësisë ta merr përgjegjësinë institucionale në mbrojtje të shendetit publik të qytetarëve të Deçanit për faktin se qendrat e mjekësisë familjare nuk kanë kapacitet profesional e as logjistik ta përballojnë këtë fluks aq të madh me të cilën po përballen shpejt e shpejt.

KMDLNj ua përkujton të gjithë qytetarëve se fjala publike mbanë përgjegjësi, sidomos në situata kur me deklaratat e tyre spekulative, jo që nuk duan të kontribuojnë në përmirësimin e situatës por vetëm sa e tensionojnë këtë situatë duke krijuar panik prandaj duhet të përmbahen nga deklaratat e tyre krejtësisht politike.

Shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha interesat politike dhe partiake andaj duhet të sillemi në mënyrë të përgjegjshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)