27 Prill 2024

KMDLNJ: EULEX vazhdon të ndërmarrë veprime selektive

Prishtinë, 26 prill - KMDLNJ ka reaguar për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, duke vlerësuar se institucionet e Kosovës nuk janë duke e marrë seriozisht zbatimin e kushtetutshmërisë dhe funksionimin unik të sistemit të drejtësisë në vend.

Hapi më i fundit i strukturave kriminale paralele të veriut në uzurpimin e ndërtesave të gjykatave në Zubin Potok dhe Leposaviq si dhe lëshimi i targave të Serbisë për këto qytete janë vazhdimësi e veprimeve kriminale të këtyre strukturave, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Sipas tyre, gjithashtu edhe mashtrimi i EULEX për kthimin e gjyqtarëve shqiptarë në Gjykatën e Qarkut ndikon në fragmentarizmin e gjyqësorit në Kosovë.

Nga gjendja e krijuar KMDLNJ konstaton se në Kosovë nuk ka institucion që jep përgjegjësi karshi qytetarit për funksionimin e drejtësisë.

KMDLNJ mendon se mosveprimet e EULEX janë në koordinimin me Brukselin zyrtar dhe kjo sipas tyre për faktin që ngjarjet e fundit në veri ndodhin paralel me bisedimet Kosovës –Serbi.

Sipas KMDLNJ, EULEX vazhdon me mos respektimin e qytetarit të Kosovës.

“Kjo mund të shihet edhe me faktin e emërimit të Marian Petre në krye të Njësitit Special të Policisë së EULEX-it. Për KMDLNj një emërim i tillë do të ishte normal sikur kolegët e këtij polici nga Rumania do të ishin ndjekur penalisht për vrasjen e Mon Balajn e Arben Xheladinin”, thuhet në reagim.

KMDLNj kërkon që institucionet e Kosovës të marrin më shumë përgjegjësi për funksionimin e ligjit dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)