18 Janar 2025

KMDLNj: Edhe një presion mbi transmetuesin publik!

Prishtinë, 23 gusht - Persona të paidentifikuar, në mbrëmje të datës 22 gusht 2016 hodhën një granatë dore e cila shpërtheu dhe fatmirësisht  , përveç dëmeve materiale nuk pati pasoja për të punësuarit aty ndonëse kishte rrezik që trafoja e rrymës të bëhet shkaktar për dëme shumë më të mëdha. Në Prishtinë , kohëve të fundit kanë qenë disa sulme me mjete shpëthyese (Kuvendi i Kosovës, shtëpia e Murat Mehës) e tash edhe transmetuesi publik RTK.

Përkundër forcave të shtuara policore deri më tani nuk janë kapur ata që sulmuan me mjete shpërthyese sikur edhe ata që i urdhëruan apo planifikuan këto sulme që për qëllim kanë futjen e frikës dhe tensionimin e situatës e cila, edhe ashtu është pranë shpërthimit.

Moskapja e sulmuesve që po e rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe institucioneve shtetërore dhe publike vetëm sa po krijon hapësirë për sulmin e radhës.

Për tensionimin e situatës mbajnë përgjegjësi edhe politikanët e pozitës dhe opozitës të cilët me fjalorin e tyre nxitës dhe përjashtues po bëhen krahë politik i këtyre grupeve kriminale të armatosura.

KMDLNj e dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm me granatë mbi objektin e Transmetuesit Publik – RTK dhe kërkon nga organet e hetuesisë, që më në fund t’i kapin këto grupe kriminale që po e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe të institucioneve shtetërore dhe publike. Ndonëse mund të ketë pakënaqësi me politikën edituese të RTK – së, askush nuk ka të drejtë që ta sulmojë këtë transmetues publik, të rrezikojnë jetën e të punësuarve apo pajisjet e RTK – së. Me veprime kriminale siç ishte ky sulm mbi RTK – në duhet të merret ligji kurse me RTK – në duhet të merret themeluesi i saj, Kuvendi i Kosovës . E jo grupet e organizuara kriminale .  RTK po përballet me vështirësi të mëdha materiale ku po rrezikohen edhe pagat e të punësuarve ndërsa sulmi me granatë e rëndon edhe më shumë situatën duke shkaktuar panikë në mesin e të punësuarve.

Është koha e fundit që të zbulohen ushtruesit e dhunës mbi institucionet shtetërore dhe publike ndryshe, vendi po shkon drejt anarkisë së plotë , me pasoja të paparashikueshme.








 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)