22 Janar 2025

KMDLNJ: E drejta për votim, me standarde të dyfishta

Prishtinë, 14 shtator - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se pas përfundimit të luftës në Kosovë, Serbia përmes serbëve lokalë i pati organizuar të gjitha zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme ndonëse nuk kishte të drejtë shkaku se organizimi i zgjedhjeve është çështje krejtësisht e brendshme e shteteve dhe në rastin konkret llogaritej si ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës.

Institucionet kosovare sipas KMDLNJ-së përveç kundërshtimeve verbale asnjëherë nuk ndërmorën ndonjë veprim për t’i penguar ato.

Ndërkaq siç vlerëson KMDLNJ ndërkombëtarët bashkëpunuan ngushtë me Serbinë dhe kështu u bënë përkrahje e fuqishme e strukturave paralele (kriminale) që zgjedhjet i organizonin të stolisura me ikonografi dhe simbole të Serbisë dhe që në fushata zgjedhore merrnin pjesë politikanët e niveleve më të larta të shtetit serb. Policia e Kosovës dhe Rojat e Urës i siguronin kutitë e votimeve.

\"Madje, shumica e listave të votuesve që pregatiteshin në Serbi ishin të falsifikuara. OSBE e luante rolin kryesor gjatë procesit zgjedhor, që nga fushata deri në ditën e zgjedhjeve. Institucionet kosovare përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve (KQZ) ishin përjashtuar nga i tëri ky proces\", thekson KMDLNJ.

 Më datën 13 shtator 2015 u mbajtën zgjedhjes lokale në komunën e Medvegjës ku një numër i konsiderueshëm i votuesve shqiptarë jetojnë në Kosovë por kanë të drejtë vote.

Autoritetet serbe , me qëllim të pengimit të votimit për votuesit shqiptarë nuk lejuan për më shumë se shtatë (7) orë hyrjen e votuesve shqiptarë duke krijuar radhë të gjata.

Votuesit shqiptarë nga Medvegja e kanë nënshtetësinë e Serbisë që u garanton të drejtën e votimit pa u penguar sepse , përveç se është e drejtë kushtetuese, e drejta për të votuar është obligim qytetar dhe e drejtë elementare e njeriut.

E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur është e drejtë e pakontestueshme përveç rasteve të parapara me ligj.

Pengimi i qëllimshëm i autoriteteve serbe duke vështirësuar (në disa raste edhe pamundësuar qasjen e lirë në kutitë e votimit) për votuesit shqiptarë nuk zgjoi reagim të ndërkombëtarëve në përgjithësi dhe OSBE-së në veçanti dhe në këtë mënyrë po vërtetohet se për shkak të oportunitetit politik, po dëmtohet procesi i votimit dhe po dizajnohet rezultati i votimit që nënkupton se po përligjet zbatimi i standardeve të dyfishta.

KMDLNj kërkon që të respektohet e drejta për të votuar si e drejtë njerëzore dhe kundërshton çdo arbitraritet apo zbatim të standardeve të dyfishta.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)