10 Janar 2025

Klubi i Prodhuesve uron Qeverinë e re

Prishtinë, 3 shkurt – Klubi i Prodhuesve të Kosovës përshëndet formimin e Qeverisë VV-LDK dhe beson që kjo qeveri do të ketë prioritet hartimin e një plani afatgjatë i cili do të mundësoj zhvillimin ekonomik dhe do të fuqizon sektorin e prodhimit. Po ashtu shpresojmë që qeveria e re do të vazhdoj reformën ligjore e cila do të avancojë edhe më tutje sektorin e prodhimit dhe do të mundësoj hapjen e rrugëve të reja për inovacion dhe ekonomi të qëndrueshme.

Prioritetet e Qeverisë në këtë mandat duhet të jenë: sundimi i rendit dhe i ligj, përmirësimi infrastrukturës, përmirësimi i furnizimit me energji elektrike,  adresimi i hendekut të fuqisë punëtore, financimi dhe përkrahja e eksportit, si dhe përkrahja e kompanive kosovare që të bëhen më konkurruese me vendet e rajonit.

Klubi i Prodhuesve do të vazhdoj edhe më tutje të jetë një urë lidhëse në mes të prodhuesve dhe institucioneve shtetërore, dhe do të  vazhdoj të kontribuoj në fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)