Klinaku: Referendumi është një e drejtë e popullit shqiptar
Prishtinë, 9 janar - Avni Klinaku, kryetar i Lëvizjes për Bashkim (LB) ka thënë se referendumi është një e drejtë e patjetërsueshme e popullit shqiptar.
Mirëpo, ai për Epoka e re ka thënë se një referendum i tillë aktualisht është i ngutshëm pasi kemi një sërë procesesh ti realizojmë në mënyrë që referendumin e vërtetë për bashkim kombëtar ta bëjmë më të pranuar ndërkombëtarisht.
Është e Kosovës Lindore dhe çështjet e shqiptarëve në Maqedoni duhet të zgjidhen njëherë, pastaj ta bëjmë një referendum mbarëkombëtarë, ka thënë ai.