KLGI organizon konferencën ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’
Prishtinë, 18 mars - Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon konferencën vjetore ‘Forumi Rajonal i Dialogut dhe Bashkëpunimit’.
Konferenca Organizohet në kuadër të projektit “Dialogu për Komunat Evropiane - DEM” dhe synon të rris bashkëpunimin dhe dialogun ndërmjet autoriteteve lokale në rajon.
Kjo komponentë afirmon krijimin e një platforme për dialog rajonal, komunikim, bashkëpunim, shkëmbim praktikash dhe promovim të iniciativave të përbashkëta.
Pjesëmarrës në konferencë do të jenë: Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi; Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi; Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grondahl; Zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj; Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Gjithashtu, pjesë e takimit janë kryetarë komunash dhe përfaqësues të autoriteteve lokale nga rajoni dhe përfaqësues të Ambasadave dhe organizatave vendore ndërkombëtare në Kosovë.