KLGI lanson projektin 'Mbështetje për Komuna të Forta dhe të Qëndrueshme'
Prishtinë, 21 dhjetor - Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizon ngjarjen vjetore në te cilën do të ndahet “Çmimi për Demokraci Lokale 2017”, njëherësh do të bëhet lansimi i projektit tre vjeçar “Mbështetje për Komuna të Forta dhe të Qëndrueshme” i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë.
Në këtë ngjarje përmbyllëse për vitin 2017 do të prezantohen sfidat kyçe të komunave në mandatin paraprak dhe orientimet strategjike në mandatin e ri katër vjeçar.
Çmimi për Demokraci Lokale nga Instituti KLGI u ndahet personaliteteve që njihen për kontributin, përkushtimin dhe punën e madhe në fushën e demokracisë lokale.
Ndërkaq, prezent në këtë ngjarje do të jenë kryetarë e sapo zgjedhur të komunave, përfaqësues nga niveli qendror dhe lokal, misionet diplomatike, rrjeti alumni i institutit KLGI, organizata vendore dhe ndërkombëtare, donatorët dhe mysafirë tjerë të nderit.
Kjo ngjarje është një moment që bën bashkë akterët që angazhohen në mbështetjen e komunave, njëherësh është moment falënderues në mbylljen e një viti të suksesshëm në punët e përbashkëta.