KLG prezanton hulumtimin mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale
Prishtinë, 1 korrik - Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLG) mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale”.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Dialogu për Komunat Evropiane - DEM”, ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale.
Ky dokument analizon përbërjen Kuvendeve Komunale në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh disa faktorë si: moshën, mandatin dhe gjininë.
Megjithatë, ky hulumtim, si faktor kontribuues, ka përfshirë edhe ndryshimet në Kuvendet Komunale, duke krahasuar numrin e mandateve për komuna.
Pra, dokumenti pasqyron përbërjen dhe strukturën e Kuvendeve Komunale për mandatin 2021-2025.
Për më tepër, hulumtimi trajton mjedisin politik, institucional dhe të funksionimit të Kuvendeve Komunale; analizon, krahason aspekte kuantitative, ndër mandate dhe mes dy mandateve 2017-2021, duke reflektuar ndryshimet në moshë, në rizgjedhje (mandatarët e rinj), si dhe pasqyrimin në aspektin gjinor.
Në takim do të marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Kryetarë komunash, asamblistë nga Kuvendet Komunale dhe përfaqësues nga shoqëria civile.