18 Janar 2025

Klasa politike s’ka qasje konstruktive për çështje madhore

Prishtinë, 6 shtator - Analisti politik, Shkëlzen Maliqi ka vlerësuar se tërheqja e marrëveshjes së demarkacionit nga votimi në Kuvend është bërë në mungesë të votave të Listës Serbe e jo për shkak të arritjes së një konsensusi të gjerë.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se një konsensus i tillë do të ishte i mirëseardhur, por, sipas Maliqit, elitës aktuale politike i mungon arsyeja dhe qasja konstruktive për çështje madhore.

Ai ka deklaruar se politikanët e Kosovës ende nuk e kanë mësuar leksionin e demokracisë për t’i marrë vendimet vetë, e jo me presione të diplomacisë perëndimore.

Maliqi ka theksuar se nëse koalicioni qeverisës i ka votat edhe mund ta rikthejë për votim në Kuvend demarkacionin.

Në të kundërtën, sipas tij, do të duhej të shpalleshin zgjedhje të reja.

Maliqi ka thënë se demarkacionit dhe asociacioni i komunave serbe nuk janë probleme kryesore të Kosovës, por zhvillimi ekonomik dhe reforma e administratës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)