16 Janar 2025

KKSHA përgëzon Kosovën për Marrëveshjen e Brukselit

Washington, 23 prill - Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA)  një organizatë jo përfituese dhe jo qeveritare, me bazë në Washington - SHBA, e dedikuar ndaj përkrahjes së çështjeve shqiptare, promovimit të paqes dhe zhvillimit ekonomik në Ballkan për të forcuar politikat demokratike, për të inkurajuar respektin për të drejtat e njeriut nëpërmjet ofrimit të programeve të zhvillimit dhe edukative, ka lëshuar një deklaratë zyrtare lidhur me arritjen e Marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.
 
Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), ndërsa përgëzon Kosovën në marrëveshjen e saj me Serbinë, e quan atë Historike !. KKSHA -ja, me anë të kësaj deklarate, thekson se gjithashtu ajo kërkon të falënderoj qeverinë amerikane dhe Baroneshën Catherine Ashton, për përkushtimin dhe këmbënguljen e tyre në sjelljen e kësaj marrëveshjeje historike, në nënshkrimin e saj.

Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan  vëren se :\"Marrëveshja e arritur afirmon pavarësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të saj. Kjo, sipas KKSHA-as, e bën të qartë se forca policore dhe sistemi gjyqësor, mbas kësaj marrëveshje do të veprojë sipas ligjeve të Kosovës. Marrëveshja, gjithashtu thekson se Shoqatat e komunave serbe duhet të pajtohen me ligjet e Kosovës dhe mbas arritjes së kësaj Marrëveshje, ato do të themelohen në bazë të njëjtë si ajo e statutit ekzistues të Komunave të Kosovës, me asnjë autoritet ekzekutiv.

Sipas kësaj deklarate të shpërndarë sot në Uashington, ku është edhe zyra qendrore e organizatës lobiste shqiptare Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), thuhet se Marrëveshja kërkon gjithashtu që Serbia të mos bllokojë më përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE. Kjo, shprehet KKSHA  hap rrugën për vendet që të njohin Kosovën, sidomos njohjen e pesë vendeve të BE-së siç janë - Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Përveç kësaj, mendon kjo organizatë shqiptare në Uashington si rezultat i marrëveshjes, BE ka treguar se Brukseli tash do të donte për të filluar diskutimet e menjëhershme mbi Akt Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.

Në fund të kësaj deklarate zyrtare Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (KKSHA), është përkrahur plotësisht miratimi nga Kuvendi i Kosovës së marrëveshjes, mbasi sipas saj :\" Pranimi i marrëveshjes nga Parlamenti i Kosovës është një angazhim nga udhëheqësit kosovar për të siguruar që populli i Kosovës të shkojë përpara me mirëqenien e tyre, dhe i sjell ata më afër familjes evropiane BE-së dhe Kombeve të Bashkuara. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)