KK e Mitrovicës reagon ndaj veprimeve te UNMIK-ut ne veri
Mitrovicë, 8 tetor - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës kanë reaguar pas veprimeve të fundit të UNMIK-ut në veri, të cilët kërkojnë rrënimin e shtëpisë së Musa Behramit nga Vidimriqi si dhe mos rregullimin e një rruge që lidh këtë fshat me Kroin e Vitakut.
Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, thotë se këto janë kërkesa absurde të administratës së UNMIK-ut në veri, të cilët janë duke u marrë me punë që nuk janë në kompetencën e tyre.
Musa Behrami e ka ndërtuar shtëpinë në pronën e tij jashtë zonës urbane të qytetit dhe leje ndërtimi nuk kërkohet në këto raste. Gjitashtu ai ka ndërtuar shtëpinë në një vend që është në territorin e komunës jugore edhe sipas Pakos së Ahtisarit.
Ndërsa për rrugën që lidh fshatin Vidimriq në Kroin e Vitakut, Veseli thekson se ajo ka qenë një rrugë e vjetër dhe tash vetëm është duke u meremetuar dhe shtruar me zhavorr.
Një pjesë e rrugës është nën kompetencë të Autoritetit Pyjor të Kosovës. Ne e kemi pëlqimin e tyre dhe UNMIK-u ska kurrfarë pune këtu.