KIZ ofron të dhëna rreth zgjedhjeve për kryetar të Drenasit
Prishtinë, 3 dhjetor - Rrjeti i OJQ-ve Koalicioni për Integritet Zgjedhor - KIZ, mban konferencë për medie, ku do të ofrojë të dhëna rreth përgatitjeve të këtij rrjeti për monitorimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit që do mbahen me 4 dhjetor.
Rrjetin e përbëjnë këto organizata jo qeveritare: Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).
Përveç organizatave të sipërpërmendura, iniciativës i janë bashkuar edhe një numër aktivistësh nga shoqëria civile. Kjo iniciativë përkrahet nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë.