Kisha ortodokse nuk i hap derën Adem Demaçit
Prizren, 7 janar - Kisha Ortodokse e Shën Gjergjit në Prizren nuk i ka hap derën Adem Demaçit, i cili kishte shkuar për të uruar Krishtlindjet ortodokse.
Demaçi ka pritur disa minuta para derës së Kishës Ortodokse Shën Gjergji në Prizren, me qëllim që të hynte brenda dhe të uronte për Krishtlindjet ortodokse.
Por mikpritje nuk i ka ofruar asnjë nga shërbesëtarët e Kishës dhe Demaçi është detyruar të largohej.