03 Maj 2024

KIPRED ka studiuar zhvillimin e sistemit elektoral në Kosovë

Prishtinë, 6 shkurt - Kosova ende është duke kërkuar një sistem elektoral që do të jetë i drejtë, transparent e efikas dhe që do të sigurojë përfaqësim sa më të mirë të të gjitha grupeve, të të gjitha komuniteteve dhe të gjitha rajoneve. Procesi i reformimit të sistemit elektoral duhet që parim bazë të ketë interesin e qytetarëve të Kosovës.

Instituti KIPRED ka studiuar zhvillimin e sistemit elektoral në Kosovë për një kohë të gjatë. Një studim më i thellë është bërë në vitin 2011.

Sipas KIPRED-it janë analizuar të arriturat por edhe mangësitë e sistemit, janë analizuar manipulimet dhe abuzimet që janë vërejtur në zgjedhjet e fundit si dhe janë analizuar rekomandimet më të shpeshta për atë se çfarë duhet të ndryshohet në sistemin elektoral të Kosovës. Rezultat i kësaj pune është raporti që publikohet sot “Zgjedhje në shërbim të qytetarëve”.

Edhe pse sikur të respektoheshin ligjet për partitë politike dhe për zgjedhjet edhe sistemi i tashëm elektoral do të siguronte përfaqësim të drejtë të të gjitha grupeve në Kosovë, për shkak të parregullsive që janë shfaqur sidomos në zgjedhjet e fundit, KIPRED e ka parë të nevojshme që të bëhen disa ndryshime në sistemin elektoral.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Ardian Arifaj ka theksuar se nevojën për ndryshime e kanë theksuar edhe kolegë tjerë nga shoqëria civile por edhe vet partitë politike.

 

Komisioni parlamentar për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet tani sipas tij do të fillojë procesin e përpilimit të rekomandimeve dhe ne e inkurajojmë që këtë ta bëjë duke pasur interesin e qytetarëve në rend të parë.

"Një nga ndryshimet më të diskutuara është ndarja e Kosovës në disa zona elektorale. Një ndryshim të tillë e kanë paralajmëruar edhe disa nga partitë më të mëdha në Kosovë. PDK, LDK dhe AKR, me marrëveshjen politike mes tyre për zgjedhjen e presidentit në prill të vitit 2011 ishin marrë vesh edhe që Kosova të ndahet në disa zona elektorale"ka theksuar Arifaj.

Forma e tanishme sipas së cilës e tërë Kosova është një zonë elektorale ka mundësuar një përfaqësim të të gjitha rajoneve dhe është zgjidhja më e mirë për përfaqësimin e komuniteteve jo-shumicë.

Por, për të përmirësuar edhe më përfaqësimin dhe për të forcuar lidhjet mes votuesve dhe të votuarve, rekomandohet që Kosova të ndahet në disa zona. Kjo do të ndikonte pozitivisht edhe në emancipimin e partive politike pasi do të inkurajonte demokracinë brenda për brenda partive duke lejuar që më shumë kandidatë të dalin në skenë si të preferuarit e votuesve.

KIPRED ka analizuar rekomandimet e deritanishme – ndarjen në 6 zona, në 6+1 zona dhe në 7 zona – dhe ka konkluduar se zgjidhja më e mirë për Kosovën është që të ndahet në 7 zona. KIPRED e ka rekomanduar një zgjidhje të tillë edhe në vitin 2005.

Kjo ndarje do të sigurojë që të gjitha qendrat kryesore urbane do të kenë përfaqësim në Kuvendin e Kosovës; pasi kandidatët do të mund të kandidonin vetëm në një zonë, kjo do të mundësojë që kandidatë të tjerë të dalin në skenë në zonat tjera. Ulëset e garantuara për komunitetet jo-shumicë do të garantojmë se këta do të mbeten të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës edhe nëse trupi i tyre elektoral do të ndahet në zona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)