Kiliç, konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit Turqi- Kosovë
Prishtinë, 1 shtator - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim njoftues, ambasadoren e re të Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç.
Ministri Çollaku i vlerësoi të shkëlqyera raportet në mes të dyja shteteve dhe e falënderoi për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Turqisë po i ofron Republikës së Kosovës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Po ashtu ministri Çollaku, e njoftoi edhe me arritjet dhe progresin që po shënon Republika e Kosovës lidhur me agjendën e saj evropiane dhe tha se këtë vit Kosova do të nënshkruaj Marrëveshjen e Stabilizimi Asociimit dhe do të merr rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave.
Kurse ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj.Kivilcim Kiliç, ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e Republikës së Turqisë ndaj Kosovës.