20 Janar 2025

Kijeva kërkon të bëhet komunë

Prishtinë, 20 maj - Kijeva së bashku me rrethinat ka dorëzuar sot kërkesën për themelimin e komunës së Kijevës pranë organeve shtetërore të Kosovës.

Grupi nismëtar për ti dhënë Kijevës statusin e komunës, thotë se kjo është një nismë serioze, pasi Kijeva me gjithë rrethinat përfshin një territor të banuar më shumë se 20 mijë banorë.

"Procesi për Themelimin e Komunës së Kijevës ka filluar para tre muajve, është zhvilluar në saje të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktivitetit të përgjithshëm me fshatra. Përfaqësues dhe aktivistë të fshatrave janë angazhuar dhe kanë punuar me vullnetin më të lartë."

"Falë punës dhe angazhimit të pakursyer të fshatrave është arritur edhe mbledhja e mbi pesë mijë nënshkrimeve në formë peticioni, që fuqishëm justifikon vullnetin dhe seriozitetin e kësaj kërkese”, thuhet në një njoftim të Grupit Nismëtar për Themelimin e Komunës së Kijevës.

Sipas nismëtarëve, statusi i komunës do tiu ofronte banorëve më shumë shërbime, zona do të kishte më shumë zhvillim ekonomik, si dhe mundësitë në zonë do të ishin shumë më të mëdha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)