16 Janar 2025

Khan i dorëzoi Jahjages notën verbale të njohjes së Kosovës

Prishtinë, 28 janar - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim ministrin e shtetit për Punë të Jashtme të Republikës Islamike të Pakistanit, zotëri Nawabzada Malik Amad Khan.

Ministri Khan i dorëzoi Presidentes Jahjaga notën verbale të njohjes së Kosovës nga Republika Islamike e Pakistanit, të nënshkruar nga Presidenti Asif Al Zardari.

Ministri i shtetit Khan theksoi se njohja është bërë në mbështetje të aspiratave të popullit të Kosovës për pavarësi.

Ai tha se me këtë hap është vendosur gjithashtu edhe krijimi i marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Islamike të Pakistanit.

Presidentja e Republikës së Kosovës i shprehu falënderimet e institucioneve të popullit të Kosovës për njohjen nga Pakistani dhe e vlerësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit ndërkombëtar të vendit dhe zhvillimit demokratik të tij.

Presidentja Jahjaga dhe ministri i shtetit i Republikës Islamike të Pakistanit, Amad Khan, theksuan se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve do të thellohet bashkëpunimi edhe në fusha të tjera, përfshirë ato politike, ekonomike, kulturore e të arsimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)