Khaldoun Sinno vlerëson progresin e arritur në Kosovë
Prishtinë, 21 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi priti në kabinetin e tij, ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Khaldoun Sinno.
Gjatë këtij takimi u diskutua për implementimin e agjendës Evropiane dhe përgjegjësive që i takojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë fushë.
Ministri Rexhepi e informoi, Sinno për progresin e arritur në fushën e legjislacionit, riatdhesimit dhe ri-integrimit, sigurinë e dokumenteve, luftën kundër krimit të organizuar, si dhe
Menaxhimin e Integruar të Kufijve.
Ndërsa, Khaldoun Sinno vlerësoi progresin e arritur, duke shprehur interesin që të vazhdohet me dinamikën e deritanishme edhe gjatë muajve të verës, në mënyrë që Raporti i Progresit i
ardhshëm të jetë sa më pozitiv për Kosovën.