KGJK merr përsipër përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Prishtinë, 26 tetor Sot, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) zyrtarisht ka marrë përsipër përgjegjësinë për përzgjedhjen dhe emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve.
Me anë të një ceremonie zyrtare u përfundua procesi i gjashtë 30 muajsh i verifikimit dhe riemërimit, i udhëhequr nga Komisioni i Pavarur për Gjyqësi dhe Prokurori (KPGJP).
Kandidatët për të gjitha pozitat në gjyqësi janë emëruar pas procesit të verifikimit dhe vlerësimit ku përfshihej vlerësimi i kompetencës profesionale, hetimet në lidhje me historikun, shpalosjen e financave dhe shqyrtimin performancës së punës dhe të dhënave profesionale.
Kjartan Björnsson, Drejtor i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së tha, I tërë procesi është bërë në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat evropiane. Prandaj, përfundimi i suksesshëm i Procesit të Riemërimit shënon kapitul të ri për gjyqësinë dhe prokurorinë në Kosovë.\"
Ky proces në kombinim me reformat që janë në proces e sipër Ligji për Gjykatat, përmirësimi i administrimit të gjyaktave, infrastrukturë më e mirë dhe rritja e pagave do të rezultoj me një gjyqësor më të fuqishëm dhe të pavarur.
Rreth 60% e gjykatëse dhe prokurorëve të emëruar janë emra të rinjë në këto pozita. Sistemi i ripërtërirë gjyqësor tani ka 30% femra gjyqtare dhe prokurore (97), ndëse minoritetet përbëjnë 4,3% (ose 15 kandidate) nga numri total. Më shumë se 345 kandidatë janë emëruar gjatë këtyre 30 muajve.
Organi i ri përgjegjës, KGJK, tani ka përgjegjësi të plotë për proceset e ardhshme të identifikimit, ekzaminimit dhe emërimit përmes një procesi të drejte, efikas dhe objektiv. KGJK do të përfundoj kët proces duke emëruar kandidatë edhe për 116 pozita të paplotësuara.
Projekti i verifikimit dhe riemërimit i udhëhequr nga KPGJP-ja është përkrahur nga BE-ja dhe Qeveria e ShBA-ve. Klikoni këtu për më shumë në lidhje me lansimin e këtij procesi. Informata shtesë mund të gjendjen në Fletëinformacion dhe në Tregimin e Suksesit.