28 Prill 2024

KFOS dhe MPJ bashkëdyzojnë resurset për diplomaci publike

Prishtinë, 27 dhjetor - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), pjesë e rrjetit global të fondacioneve Soros, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti të përbashkët në lëmin e diplomacisë publike dhe ngritjeve të kapaciteteve.

Në një Deklaratë e lëshuar bashkërisht nga KFOS dhe MPJ thuhet se ky projekt shumëvjeçar i KFOS-it, tani do të mbështetet edhe në vitin 2012 dhe do të sjell shumë aktivitete dhe aktorë të njohur ndërkombëtarë dhe vendorë që do të punojnë në ngritjen e kapaciteteve të individëve dhe organizatave dhe institucioneve kosovare që merren me diplomaci publike, kulturore dhe civile.

\"Janë të parapara po ashtu shumë evenimente dhe shkëmbime që promovojnë vlerat civile në një rrafsh më të gjerë aktorësh civil, akademikë dhe politikë, sidomos në vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet\", thuhet në këtë deklaratë.

Ideja kryesore e këtij projekti multilateral është që të hap sa më shumë kanale komunikimi në mes të Kosovës dhe shteteve \"të vështira\" që i kanë akoma të mbyllura dyert për komunikim normal qeveritar dhe civil, por edhe të i ndihmojë shoqërisë dhe institucioneve duke ngritur kapacitetet dhe duke siguruar ekspertë të lëmenjve të ndryshëm, të nevojshëm për mbarëvajtje të projekteve të diplomacisë publike, me fokus në integrimet evropiane të Kosovës.

Nëpërmes të analizave dhe studimeve hulumtuese do të tentohet të promovohet agjenda evropiane e Kosovës si dhe të thyhen paragjykimet e ndryshme që janë identifikuar si pengesë reale për bashkëpunimin normal të Kosovës me vendet që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Këtë projekt do ta realizon në tërësi KFOS (Fondacioni Soros), bazuar në eksperiencën dhe ekspertizën e krijuar gjatë tre viteve të kaluara kur realizoi shumë aktivitete promovuese me 5 shtetet anëtare të BE-së, që nuk e njohën Kosovën, si dhe me disa vende të rajonit.

Në bashkëpunim me programin “KS Talks EU”, së shpejti pritet që të botohet studimi i bërë nga ekspertët e njohur evropianë që analizojnë shkaqet e mospranimit të Kosovës nga ana e pesë vendeve të BE-së, e që duhet të përdoret si bazë për hartimin e politikave adekuate gjatë vitit 2012, për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe këtyre shteteve, deri në njohje.

Projekti po ashtu mbulon në masë të madhe edhe nevojat konkrete të identifikuara nga Strategjia për Njohje e MPJ-së dhe është projekti i dytë kolaborativ për MPJ-në pas marrëveshjes së vazhdueshme me Këshillin Britanik.

MPJ ka akorduar një grant prej 350.000 euro që do t\'i bashkohen fondeve ekzistuese të KFOS, për realizimin e këtij projekti në 2011-2012, duke dyfishuar resurset e gatshme për këtë projekt të rëndësishëm që ka program detajues implementues.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)