KFOS dhe DnV nisin fushatën Voto dhe Vëzhgo
Prishtinë, 22 tetor - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me Demokracinë në Veprim nisin fushatën Voto dhe Vëzhgo me çrast ftojnë qytetarët që të lajmërojnë cdo parregullsi që shohin gjatë ditës së votimit duke dërguar sms falas në numrin 500 88.
Për herë të parë në zgjedhjet e 3 nëntorit qytetarët e Kosovës do ta kenë mundësinë që të jenë edhe vëzhgues. Përfshierja e qytetarëve në këtë proces është jetike dhe është një garanci për të arritur standardet më të larta demokratike në proceset zgjedhore.
KFOS dhe DnV falenderon operatorët mobil, Vala, Z Mobile dhe IPKO për përkrahje të fuqishme që i kanë dhënë kampanjës duke ofruar shërbimet e tyre falas. Poashtu falenderon Zero Pozitivin për krijimin e imazhit të kësaj kampanje.