KFOR, ndër institucionet më të besuara dhe respektuara në Kosovë
Presidenti Thaçi falënderoi atë për punën dhe kontributin e tij që ka dhënë gjatë këtyre viteve në ruajtjet e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Ju falënderoj për punën që keni bërë si komandant i KFOR-it në Kosovë. Falë edhe përkushtimit tuaj, KFOR-i mbetet ndër institucionet më të besuara dhe respektuara në Kosovë, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se prezenca e NATO-s në Kosovë është garanci për stabilitetin dhe paqen në rajon.
Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Guglielmo Luigi Miglietta ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin e mirë që ka pas me të gjitha institucionet në Kosovë.