19 Janar 2025

Këtë javë zëvendësimet në Qeveri, riformatimi pas 6 muajsh

Prishtinë, 11 maj - Të mërkurën ose të enjten do të plotësohen pozitat e lëna bosh pas largimit të Hashim Thaçit nga Qeveria. E, pas gjashtë muajsh, ekzekutivi pritet t’i nënshtrohet procesit të riformatimit.

Dakordimi për këtë është mbërritur në një takim që të martën e kanë zhvilluar krerët e dy subjekteve kryesore në pushtet – kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili drejton PDK-në, dhe kryeministri Isa Mustafa, i cili është në krye të LDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

“Në dy ditët e ardhshme do të kryhet zëvendësimi. Nuk ka riformatim, sidomos tash hiç se hiç. Mirëpo nuk përjashtohet mundësia pas një periudhe 6-7-mujore”, ka thënë ky burim i gazetës.

“Pra, tani bëhet fjalë vetëm për plotësimin e vendeve të mbetura vakante, pas zgjedhjes së Thaçit president”.

Koha Ditore

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)