Këshillit Prokurorial dhe Fakultetit Juridik nënshkruan marrëveshje
Prishtinë, 6 gusht - Sot në gjykatoren e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës u nënshkrua marrëveshje mirëkuptimi në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Ky memorandum ka për qëllim realizimin e punës praktike në prokuroritë e vendit, për studentët e vitit të fundit të studimeve në Fakultetin Juridik, për të përmirësuar dhe ngritur cilësinë e edukimit të lartë në fushën e së drejtës, si dhe të zhvillimit të aftësive dhe shkathtësive profesionale të tyre.
Kjo marrëveshje vlen tre vite nga data e hyrjes në fuqi dhe mund të vazhdohet me pëlqimin e palëve nënshkruese.
Nëshkrimin e memorandumit e bënë kryetari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ismet Kabashi dhe dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Bajram Ukaj.