Këshilli themelues i NISMA për Kosovën në Ferizaj mbajti tubimin e saj themelues
Ferizaj, 22 mars - NISMA për Kosovën sot (e shtune) ka mbajtur tubim në Ferizaj, me çrast është themeluar këshilli Iniciues i NISMA në këtë qytet. Kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi u ka thënë të pranishmëve se:NISMA pa dyshim se është një fillim i ri.
Ky fillim i ri, jemi ne, jeni ju, janë qytetarët e Kosovës, ose janë shumica shqipëtare, ata që do i japin kuptim e jetë kësaj Nisme. Nisma është e Kosovës! Kosova ka nevoja të shumta, por ato nuk do të përmbushën pa:-Shtetin e së drejtës, ngase jemi larg, tepër larg këtij shteti. Jemi larg, sepse qeveritë, partitë e liderët e tyre që kanë qeverisur deri tani nuk kanë pasur vullnet politik dhe as dije për të qeverisur, qeverisja e vendit u përket të diturve;
-Kosovës i duhet një strategji e zhvillimit ekonomik dhe politikë e qartë fiskale që stimulon investimet, bizneset dhe është në shërbim të shtetit social. Te dy këto çështje mund të harmonizohen, por duhet dije profesionale nga ekspertët dhe njerëzit kompetent. Gjera këto që nuk i kemi parë as gjatë viteve të lirisë, e as gjatë viteve të pavarësisë.
-Formimi i njerëzve të dijshëm i duhen Kosovës. A mund ti krijojmë njerëzit e dijshëm me mënyrën se si i udhëheqim dhe i administrojmë institucionet tona të arsimit në përgjithësi, e arsimit të lartë në veçanti? Sigurisht që jo. Ne, duhet arsimit dhe edukimit tia japim vendin e duhur, duke ua lënë atë mendjeve të ditura e të ndritura. Pa arsim cilësor nuk ka zhvillim. Kjo nuk mund të bëhet pa njerëzit me dije shkencore të avancuar.
A po i marrin fëmijët tanë, dijet e duhura në shkollat tona? Pa njerëzit që e donë me gjithë mend e zemër atëdheun dhe kombin, perspektiva është larg. Me servilë e mashtrues, në cilindo segment që janë vendosur, rruga e integrimit evropian është shumë larg. A synohet kështu integrimi?
-Shëndetësisë publike duhet tia kthejmë dinjitetin profesional dhe shërbimin e avancuar shëndetësor në interes të publikut. Shëndeti publik nuk përmirësohet me veprime ad hoc. Jo buxheti i shtetit, e as buxheti familjar nuk mund të ndryshohet aty për aty pa asnjë planifikim, studim të analizës profesionale e institucionale në përgjegjësi.
Veprimet e tilla, kanë vetëm një përfundim bankrotin!? Jo qeveritarët, por edhe qytetarët duhet të tregojnë një ndjesi tjetër ndaj parasë publike. Pse heshtin gjithë ata zyrtarë përgjegjës për hartimin dhe shfrytëzimin e buxhetit të shtetit? A meritojnë ata të paguhen nga paraja publike?
-Kosovës i duhet kujdesi ndaj të gjitha shtresave shoqërore, u duhet përkujdesja shtetërore, dhe një solidaritet shoqëror i shtuar. Një dashuri, drejtësi dhe barazi më e madhe mes njerëzve në Republikën tonë. Bota ishte solidare me ne, e ne sa jemi solidar me njëri tjetrin?, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka shtuar: Ne, jemi të bindur se dimë, dëshirojmë dhe mund të qeverisim më mirë, Republika e Kosovës kërkon një qeverisje ndryshe;
Ne, dimë, dëshirojmë të qeverisim më lirë të kursejmë para në shërbim të publikut;
Ne, nuk dëshirojmë të kemi qeveri aligatori, të ngadalshme, tinëzare e të pangopur.
Ne, dëshirojmë që njerëzve të ditur, ekspertëve dhe kompetentëve tua hapim rrugët e udhëheqjes së institucioneve të shtetit, si në nivel qendror ashtu dhe në atë lokal.
Këto që thash i kemi dëshmuar edhe deri më tani. Juve, qytetarëve të Ferizajt u përket besimi tek ne, e neve realizimi i vullnetit tuaj! Nuk mund të bëjmë pa njëri - tjetrin.
Ne, jemi të gatshëm e të vendosur ti shërbejmë atdheut, qytetarëve u përket besimi për Nismën! Nisma sjellë ndryshimin, ka thënë në fund Krasniqi.
Ndërsa Kryetari i NISMA për Kosovën z.Fatmir Limaj ka thënë se NISMA ka ardhur për ndryshime.
Ne jemi dëshmitar të këtyre ditëve, ku u pa qartë se kjo politikë vrapon vetëm pas votës dhe jo pas qytetarit. Se kësaj politike i bie në mend për hallet dhe problemet e qytetarëve në Kosovë vetëm në kohë fushate\", ka theksuar ai.
Sipas tij ndryshe nuk ka se si të shpjegohen milionat e premtuar në muajt e fundit të mandatit. Prandaj ky model i qeverisjes duhet ndryshuar. Duhet një alternativë e re, e kjo është Nisma për Kosovën. Për të ndërtuar vendin duhet plan dhe objektiva të qarta, gjithashtu të matshme dhe afatgjate.
\"Nisma është e gatshme për tu futur në një ristrukturim dhe reformë të thellë që do të garantonte stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike. Është koha për ti thënë stop të ashtuquajturave veprime dhe plane ditore dhe për të filluar me plane dhe projekte të mëdha që do të ndryshonin rrënjësisht gjendjen në vendin tonë\", ka pohuar ai..
Ndër të tjera Limaj ka thënë se: Nisma ka ardhur për të ndalë degradimin e institucioneve që kanë filluar të trajtohen si pronë private, e që në vend se të jenë në shërbim të qytetarëve për të cilat edhe janë krijuar, ato janë kthyer në shërbim të pushtetit për të përndjekur dhe frikësuar qytetarët. Kjo është merita e krijimit të Ushtrisë së Kosovës, e jo e atyre që i shohim në TV.
\"Shembulli më I mirë është në Anamoravë, rasti i Kllokotit. Nuk kemi dalë kundër askujt, por jemi bashk për me ju dalë në ndihmë këtyre njerëzve që kanë kontribuar për këtë vend. ka thënë në fund Limaj.
Ndërsa kryetari i Nismës për Kosovën për qytetin e Ferizajt, z. Emri Ilazi ka thënë se Ferizaji sot ka humbur durimin nga gjendja aktuale politike. Sot ne jemi të gatshëm të ballafaqohemi me të keqën e pushtetarve të cilët nuk shohin asgjë më shumë se sa interest e grupeve politike duke aluduar se jane të pazëvendësueshme, duke përdorur autoritatizmin si mjetin e vetëm për realizimin e interesave të tyre, duke nëncmuar vlerat e qytetarëve shumicë si: Bujqit, punëtorët intelektualët, pensionistët të cilët janë të tepërt sipas tyre. Ata mendojnë se duhet të jenë robër apo shërbëtorët e tyre, duke harruar se qeveritarët e vendit duhet të jenë në shërbim të qytetarëve pa dallim, ka thënë Ilazi.