Këshilli për Zbatim dhe Monitorim mbajti takimin e parë
Prishtinë, 27 shkurt - Dje pasdite u mbajt takimi i parë i këshillit për Zbatim dhe Monitorim. Në këtë takim morën pjesë Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Memli Krasniqi, Përfaqësuesi i BEsë, Dimitris Moschopoulos, Ambasadori i OSBEsë, Jean Claude Schlumberger dhe përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, peshkopi Teodosije dhe ati Sava.
Në këtë takim u diskutuan qështjet dhe problemet e përgjithshme me të cilat ballafaqohet KOS, e që përfshijnë rrëshqitjen e dheut afër Manastrit të Zoçishtes, në Rahovec dhe parcela afër Kishës Serbe në Vushtrri, e cila i duhet komunës për vazhdimin e ndërtimit të rrugës.
Për të dyja këto çështje, anëtarët e Këshillit u dakorduan që të komunikojnë me kryetarët e komunave përkatëse dhe të kërkohet zgjidhje afatgjatë dhe e pranueshme për të gjithë.
Gjithashtu, palët u pajtuan për mbajtjen e takimit të ardhshëm më 3 Prill, ku do të bisedohet kryesisht për Gazimestanin.
Këshilli, i themeluar dy javë më parë, do të ofrojë monitorim më të fokusuar të trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe, si dhe do të monitorojë zbatimin e dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës, duke përfshirë Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojturam Qendrën Historike të Prizreni dhe Fshatit Hoçë e Madhe.
Me themelimin dhe funksionalizimin e KZM është arritur të përmbushet njëri ndër prioritetet afatshkurtëra të Studimit të Fizibiitetit për fillimin e negociatave për Marrëveshjen Stablizim-Asociim.