19 Janar 2025

Këshilli Konsultativ për Komunitete përkrahu vazhdimin e vendeve të rezervuara

Prishtinë, 1 shkurt - Këshilli Konsultativ Për Komunitete mbajti sot mbledhjen e parë të rregullt për këtë vit. Në mbledhje, Kryesuesi i Këshillit dhe kryesuesit e grupeve punuese të Këshillit raportuan para anëtarëve për aktivitete e tyre të zhvilluara ndërmjet dy mbledhjeve të Këshillit.

Këshilli miratoi rekomandimin për çështjen e kthimit vullnetar, i cili do t’i dërgohet ministrive përkatëse.

Po në mbledhjen e sotme, Këshilli  miratoi rekomandimin me të cilin kërkohet përdorimi i gjuhëve zyrtare në nivel komunal, në pajtim me ligjin për gjuhët.

\"Gjithashtu në mbledhjen e sotme  Këshilli i dha përkrahje kërkesës  së deputetëve të komuniteteve jo shumicë për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës\",thuhet në komunikatën e lëshuar pas takimit, nga zyra e presidentes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)