07 Maj 2025

Këshilli Kombëtar i NISMA-së zgjodhi sot kryesinë e re

Prishtinë, 10 shtator - NISMA për Kosovën, sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kjo mbledhje kësaj radhe është mbajtur në Prizren.

 

Të pranishëm në këtë mbledhje, ishin; kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, dhe gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën.

 

Në këtë mbledhje është miratuar Rregullorja e Punës së Këshillit Kombëtar, po ashtu edhe formimi i Sekretariateve që do të funksionojnë në kuadër të Këshillit Kombëtar.

 

Këshilli Kombëtar i NISMA për Kosovën në këtë mbledhje ka zgjedhur kryesinë e NISMA për Kosovën. Në mbledhjen e radhës të kryesisë do të zgjidhën edhe drejtuesit e sekretariateve përkatëse.

 

Në këtë mbledhje, anëtarët e Këshillit Kombëtarë kanë diskutuar edhe për situatën aktuale politike në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)