05 Maj 2024

Këshilli i Sigurimit nesër diskuton për situatën në Kosovë

Nju Jork, 13 maj - Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë nesër në New York raportin për situatën në Kosovë. Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon thotë se rrestimet e pajustifikuara, pasiviteti ndaj jotolerancës, retorika luftëdashëse, pashmangshëm çojnë në tensione të mëtejshme dhe në dhunë.

”Unë shpresoj se rrjedha pozitive e dialogut, përparimi drejtë integrimeve evropiane dhe normalizimi i raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë të forcohen dhe se tensionet dhe konfliktet të reduktohen gradualisht”, ka theksuar Ban në një raportin që mbulon periudhën nga prej 16 janarit deri më 15 prill.

Çështja e zgjedhjeve serbe tërhoqi vëmendjen, siç thuhet, ndaj çështjeve të e pazgjidhura dhe tensioneve për shkak të pikëpamjeve të ndryshme të palëve rreth mbajtjes së tyre në Kosovë.

Ban u shpreh i kënaqur që qeveria në Beograd është konsultuar me UNMIK-un për të mbajtur zgjedhjet lokale në Kosovë dhe që ka përfillur këshillat e misionit, duke theksuar se mosmarrëveshje për çështje të tilla të rëndësishme mund të zgjidhen vetëm me mjete paqësore e jo me dhunë apo përdorim të forcës.

”Hapësira për dialog në muajt e ardhshëm mund të ngushtohet në qoftë se nuk ruhet paqja dhe nëse përgjigjet e publikut për incidentet dhe provokimet janë të pamatura. Arrestimet e pajustifikuara, pasiviteti ndaj jo tolerancës dhe retorika luftëdashëse pashmangshmërisht çojnë në tensione të mëtejshme dhe në dhunë”, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Ai ka ftuar liderët e të dy palëve që me fjalë dhe vepra të dëshmojnë lidershipin në mënyrën që redukton tensionet dhe promovon atmosferën e favorshme për dialog.

Raporti kujton marrëveshjet e arritura në dialogun e mëparshëm, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe përfaqësimin rajonal të Kosovës, duke shtuar se takimet pritet të vazhdojnë pas zgjedhjeve serbe.

Megjithatë, në këto ngjarje hedhin hije tensionet e shtuara në terren. Kjo mund t''i atribuohet pjesërisht përgatitjeve për zgjedhjet serbe në maj, të ndjekura nga polemika në lidhje me votimin për Kosovë.

Prandaj, Ban thekson se situata në veri të Kosovës mbetet shumë e ndjeshme për çdo zhvillim politik midis Prishtinës dhe Beogradit. Ai shprehu shqetësimin në lidhje me trendin negativ në procesin e kthimi në Kosovë dhe bëri thirrje për forcimin e vullnetit politik në këtë drejtim.

Duke shprehur keqardhje mbi rezistencën e masave për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare serbe në Kosovën, Ban ka ftuar autoritetet e Kosovës të dyfishojnë përpjekjet e tyre për ta tejkaluar hendekun mes obligimeve dhe angazhimeve të tyre.

Në aneks është edhe raporti i shefit të misionit të EULEX-it, Xavier bout de Marnhac, i cili thotë se misioni i BE-vazhdon të ndihmojë në zbatimin e reformave institucionale dhe se janë shënuar përparime në shumë gjykime. Aty thuhet se vazhdon hetimi për pohimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, për tregtinë e organeve në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)