Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës merr mbështetje nga Ambasada e Finlandës
Prishtinë, 4 Dhjetor - Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës z. Lulzim Aliaj, ka pritur në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj. Anne Huhtamaki, dhe z. Jouni Lehtimaki, udhëheqës i njësisë ligjore në Zyrën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian.
Kryetari Aliaj, pasi që ka vlerësuar lartë vizitën e ambasadores, e ka njoftuar Ambasadoren Huhtamäki, për funksionet kushtetuese dhe ligjore të Këshillit për mbikqyjen e zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil, për të arriturat e Këshillit në zbatimin e kompetencave dhe përgjegjësive si dhe për sfidat dhe vështërsitë me të cilat përballet ky institucion.
Kryetari Aliaj, kërkoi përkrahje nga ambasadorja dhe nga shteti i Finlandës, për këmbimin e përvojave më të mira në mbikqyrjen e administratës publike si dhe mbështetje për zbatimin e funksioneve kushtetuese dhe ligjore të Këshillit.
Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë ka theksuar se shteti i saj është i përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian, reformimit të sistemit të drejtësisë, si dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin dhe ka ofruar mbështetje për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Poashtu Ambasadorja e Finlandës në Prishtinë, vizitoi hapësirat e punës së Këshillit, dhe u njoftua nga afër me kushtet shumë të vështira të punës për Këshillin.
Përfundim i përbashkët i takimit ishte që Kosova ka nevojë për administratë publike profesionale dhe që ofron shërbime për vendin dhe për qytetarët në pajtim me ligjin dhe standardet e njohura ndërkombtare.