26 Dhjetor 2024

Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta përkrah Kosovën

Prishtinë, 27 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Frank Power.

Gjatë këtij takimi u bisedua për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe projekteve të cilat i ka zhvilluar Këshilli i Evropës bashkë me MPB-në.

Ministri Sveçla theksoi se kemi gatishmërinë që të vazhdojmë bashkëpunimin duke angazhuar të gjithë mekanizmat e MPB-së në mënyrë që bashkërisht të zbatojmë prioritetet tona.

Në fund të takimit Power e falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin si dhe theksoi se Këshilli i Evropës do të vazhdojë ta përkrah Kosovën me të gjitha kapacitetet që posedojnë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)