Këshilli Gjyqësor kërkon gjykimin e keqpërdoruesve të votës
Prishtinë, 23 dhjetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nën kryesinë e Enver Peci, Kryesues i Këshillit, mbajti mbledhjen e radhës me ç'rast kërkoi nga gjykatat komunale që t'i gjykojnë me urgjencë keqpërdoruesit e votës së qytetarit.
"Në këtë mbledhje, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me një Udhëzim me shkrim kërkon nga të gjitha Gjykatat Komunale të Republikës së Kosovës që ti gjykojnë me urgjencë rastet e paraqitura të keqpërdorimit të votës nga Prokuroritë Komunale, sipas kuptimit të Kapitullit të XVI të Kodit Penal të Kosovës", thuhet në njoftimin e KGJK-së.