Këshilli Gjyqësor i Kosovës suspendon dy gjyqtarë
Në këtë mbledhje, Këshilli diskutoi Raportin e Statistikës për punën e gjykatave për vitin 2011.
Këshilli u njoftua edhe me disa çështje aktuale në gjyqësorin e Kosovës si dhe miratoi edhe disa vendime të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.
Ndër të tjera, Komisioni Disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka suspenduar dy gjyqtarë për shkak të sjelljeve të pahijshme, respektivisht shkeljeve të Kodit të Etikës.
Suspendimi prodhon efekt juridik deri në përfundimin e procedurës disiplinore.