Kerry vjen me mesazh të prerë për lidershipin e Kosovës
Prishtinë, 30 nëntor - Njohësit e proceseve politike, Belul Beqaj dhe Fadil Maloku janë të mendimit se sekretari amerikan i shtetit, John Keryy gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do të hapë si temë edhe bllokadën politike në vend.
BeqaJ ka thënë për Epokën e re se vizita e Kerryt është e rëndësishme pasi do të sjellë mesazh të qartë për lidershipin në Kosovë, kurse Maloku ka thënë se ardhja e Kerryt duhet shikuar në dy rrafshe, në atë rajonal dhe të Kosovës.