Kerry uron përvjetorin e pavarësisë së Kosovës
Prishtinë, 16 shkurt - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, kauruar popullin e Republikës së Kosovës, me rastin e tetë vjetorit tëpavarësisë.
Përmes një komunikate shpërndarë mediave, Kerry ka rikujtuar vizitën që i ka bërë Kosovës në dhjetor të vitit 2015, duke thënë se me atë rast ka përshëndetur arritjet e fundit të vendit drejt integrimeve euro-atlantike.
Ky përparim përfshin edhe avancimin e dialogut me Serbinë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, nënshkrimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, shtyrjen përpara të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian. Këta dhe hapat tjerë dëshmojnë vendosmërinë tuaj për tu bërë një anëtar i plotë dhe produktiv i komunitetit euro-atlantik. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Kosovës, ndërkohë që merr vendime të vështira dhe të nevojshme për të lëvizur përpara, në rrugën drejt qëndrueshmërisë më të madhe, përparimit dhe integrimit rajonal, është thënë në komunikatën për media.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe ju urojmë edhe një herë për këtë ditë të veçantë,është thënë në komunikatë.
http://www.state.gov/secretary/remarks/2016/02/252519.htm