Kerry: Kosova partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit
Prishtinë, 7 shtator - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar një letër nga Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John F. Kerry, në të cilën Sekretari Kerry e falënderon Ministrin Hoxhaj për shprehjen e solidaritetit dhe mbështetjes me rastin e përkujtimit të viktimave të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara, më 11 shtator 2001.
Në letër, Sekretari Kerry shpreh mirënjohje për kontributin e Kosovës si një partner i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit.
Sekretari Kerry thekson se trembëdhjetë vjetori i sulmeve, na përkujton se lufta jonë e përbashkët për ti dhënë fund terrorizmit mbetet një prioritet i ngutshëm, dhe se kjo dëshmohet nga kërcënimi shumë real që Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit ( ISIL) përbën për të gjithë komunitetin ndërkombëtar.
Presidenti Obama dhe unë për këtë arsye kemi bërë thirrje për një koalicion global për ta degraduar dhe përfundimisht shkatërruar ISIL-in përmes një strategjie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme kundër terrorizmit.\"
\"Ne e mirëpresim kontributin e Kosovës në këtë përpjekje duke përfshirë arrestimin e luftëtarëve të huaj dhe përkrahësve të tyre dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, shkruan Sekretari Kerry, duke shprehur besimin në vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta për të adresuar sfidat rajonale dhe globale me të cilat përballen bashkërisht dy shtetet tona.