Kermabon në Serbi: Duhet gjetur zgjidhje për Veriun e Kosovës
Beograd, 3 mars Sot në Beograd u zhvilluan diskutime ndërmjet shefit të misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon, ministrit Goran Bogdanoviq dhe sekretarit të shtetit Homen.
Sipas një noftimi të zyrës së informimit të EULEX-it të dyja palët u pajtuan që diskutimet, të cilat u përqendruan në përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në Kosovë, ishin të sinqerta, pozitive dhe konstruktive.
"Qëllimi ishte që të gjinden zgjidhje funksionale në fushën e drejtësisë, policisë dhe doganës, që do jenë të pranueshme për të gjitha komunitetet", thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhët e ditu rse në takim diskutuan një numër masash për ndërtimin e besimit, ndërsa do të mbahen edhe takime vijuese për ti përcaktuar këto zgjidhje funksionale, veçanërisht në fushën e drejtësisë.
"Palët u pajtuan se ka nevojë urgjente për përmirësimin e gjendjes së sundimit të ligjit në veri të Kosovës dhe se mënyra më e mirë në këtë drejtim është gjetja e zgjidhjeve pragmatike", thuhet në njoftim të njoftimit.