Kermabo vlerëson ndryshimet pozitive në Kosovë
Prishtinë, 12 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe njëherësh ushtrues i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kishte sot një takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, Iv De Kermabo.
Krasniqi e falënderoi Kermabo për angazhimin që ka pasur në Kosovë , jo vetëm si shef i EULEX-it , por edhe si komandant i mëhershëm i KFOR-it, duke kontribuar aq shumë për sigurinë në Kosovë.
Pasi shprehu falënderimin për këtë pritje, Kermabo vlerësoi ndryshimet e mëdha që janë bërë në Kosovë, posaçërisht pas pavarësisë, si dhe rolin e EULEX-it në këto procese.
Në vijim Kermabo foli për përvojën e tij shumë përmbajtjesore gjatë ushtrimit të detyrave në Kosovë. Në këtë frymë ai theksoi se me emocione po ndahet nga Kosova, në të cilën ka kaluar një kohë të gjatë , qoftë si ushtarak , qoftë si shef i EULEX-it.
Jam përpjekur gjithnjë për të mirën e këtij vendi dhe të qytetarëve dhe kam krijuar shumë miq këtu, ndaj edhe Kosova mund të llogarisë në mua në një mik të saj. Për Kosovën do të angazhohem gjithnjë, u shpreh Kermabo.