Kërkohet të implementohet Planit për integrimin e RAE
Prishtinë, 31 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar tryezë diskutimi me temën Implementimi i Planit të Veprimit për integrimin e komunitetit RAE.
Qëllimi i organizimit të kësaj tryeze ishte diskutimi mbi sfidat e implementimit të Planit të Veprimit për integrimin e komunitetit RAE, si dhe gatishmëria e institucioneve lokale në mbështetjen më të madhe drejt realizimit të këtij plani.
Shefat e grupeve parlamentare në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, prezent në këtë tryezë si ai i PDK-së, LDK-së dhe i AAK-së ishin të pajtimit që Planit të Veprimit për Integrimin e Komunitetit RAE ti jepet mbështetja pa rezervë nga Kuvendi si organ më I lartë I vetëqeverisjes Lokale.
Nënkryetari i Komunës së Prizrenit z.Ruzhdi Rexha në mënyrë kronologjike ka potencuar ecurinë e bërjes së Planit të Veprimit të integrimin e Komuniteti RAE por edhe sfidat që kanë përcjellë këtë Plan pas aprovimit nga ana Kuvendit të Komunës së Prizrenit; ku sipas tij drejtorit relevante duhet bërë më tepër në drejtim të implementimit të planit.
Arben Shala përfaqësues i Shoqërisë Civile ka vë në pah mungesën e një personi adekuat me qëllim të koordinimit të veprimeve institucionale andaj sipas tij është e domosdoshme që të krijohet ky mekanizëm nga ekzekutivi komunal.
Nexhat Çoçaj, drejtor i Drejtorisë komunale të Arsimit, ka trajtuar çështjen e komponentës së arsimit në kuadër të këtij plani ku sipas tij qendrat Durmish Asllano dhe Jeta e Re nuk njihen si organizatë buxhetore andaj edhe nuk mundë të alokojnë mjete buxhetorë që në këtë kontest ka ndërlidhe edhe institucionet parashkollore Mollëkuqet 1 dhe 2 dhe ka kërkuar që për këto çështje të kërkohen ndihmë tek Ministrit përkatëse.
Në mes tjerash ka veçuar bashkëpunimin e mirë më Shoqërinë civile (Inciativa 6) për edukimin e të rinjve nga komunitetit RAE.
Rekomandimet e dala në kuadër të këtij takimi ishin: të fuksionalizohet një mekanizëm monitorues për implementimin e Planit të Veprimit për integrimin e Komunitetit RAE, përfshirja e komunitetit RAE në Statutin e Komunës së Prizrenit, të parashihet buxhet më i madh në kuadër të drejtorive që ndërlidhen me komponentët e Planit, të raportohen të arriturat e planit aksional tek institucionet relevante si ne Kuvend, Komitet për Komunitete etj, OJQ-të të jenë më të artikulueshmë në kërkesat e tyre në drejtim të përmbushjes së komponentëve që dalin nga Plani i Veprimit për integrim të Komunitetit RAE etj.