Kërkohet nga Bosnje e Hercegovina ta njohë Kosovën
Prishtinë, 15 gusht - Kongresi botëror i diasporës së boshnjakëve të Kosovës i kërkoi Bosnje Hercegovinës që të fillojë procesin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ky Kongres vlerësoi se është plotësisht e qartë se procesi i shtetësisë së Kosovës nuk mund të ndalet. Serbisë do ti duhet që herët apo vonë de fakto të njoh pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së, thuhet në komunikatën për media të këtij kongresi.