19 Janar 2025

Kërkohet intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar Kosovë Kroaci

Prishtinë, 11 mars - Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ka pritur dje në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq .

Fillimisht, Sahatqija e  falënderoi ambasadoren për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që Kroacia i ka dhënë Kosovës, ndërkaq, e njoftoi  atë për të arriturat dhe sfidat, me të cilat Kosova është duke u  ballafaquar  gjatë procesit të integrimeve.  

Ajo gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq edhe  për ecurinë  e formimit të Komisionit të përbashkët ndërmjet Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian.

Kapitanoviq, ndërkaq, tha se Kroacia është vendi më i ri i BE-së dhe është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës në procesin e integrimeve Evropiane.

Kapitanovq u angazhua edhe për  intensifikimin e  bashkëpunimit parlamentar, duke ofruar ndihmë nëpërmjet  ekspertëve të Integrimeve Evropiane.

Kapitanoviq, vlerësoi edhe rolin e  komisionit për Integrime Evropiane, veçanërisht  lidhur me  liberalizimin e vizave.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)