15 Janar 2025

Kërkohet hetim mbi numërimet dhe regjistrat e KQZ -së

Prishtinë, 17 qershor- Një tjetër kandidat për deputet ka bërë thirrje për hetim të numrit të madh të votave të pavlefshme në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Edhe unë publikisht i bashkëngjitëm thirrjes së Muhamet Mustafës, për hetim dhe rinumërim të çdo kutie të votimit për zgjedhjet e 11 qershorit”, ka thënë Fidan Mustafa, kandidat për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Sipas tij, shkeljet janë të mëdha, faktet janë evidente për prishje të votës qëllimisht si dhe lexim jo i drejtë i fletëvotimit gjatë procesit të numërimit dhe regjistrimit.

Mustafa ka sqaruar se janë katër mënyrat të manipulimit të votës që përcollën këtë proces zgjedhor.

“Mënyra e parë duke i prishur fletëvotimet nëpërmjet stilolapsave apo ndrydhjes së fletëvotimit me unazë dore apo mjete të forta. Mënyra e dytë duke i shtuar fletëvotimit edhe një numër shtesë kështu duke e bërë fletëvotimin të pavlefshëm për kandidatët. Mënyra e tretë kur gjatë leximit të fletëvotimit, numrat e votuar me mbishkrim nuk lexohen, por lexohen numrat e porositur, pa qenë fare të votuar në fletëvotim”, ka aqaruar Mustafa.

Një mënyrë tjetër sipas tij është duke futur rezultatet në regjistrat zyrtar të KQZ-së, mbi vendvotimin, aty ndryshohen të dhënat dhe i barten votat e një kandidatit kundrejt një tjetri, pavarësisht se në kutitë e votimit, fletëvotimet e dëshmojnë të kundërtën.

“Nëpërmjet kësaj shkrese, kërkoj publikisht nga KQZ dhe organet tjera kompetente, si dhe organet e drejtësisë, që në mënyrë profesionale të hetojnë këtë proces zgjedhor i cili në rend të parë dëmton rëndë vullnetin e qytetarëve të vendit dhe vet kredibilitetin e shtetit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mustafa në thirrjen e tij publike.
 
Ai i bën thirrje çdo kandidati për deputet në këto zgjedhje që konsideron se i është dëmtuar vota ndaj tij në çfarëdo forme, që publikisht të kërkohet nga KQZ rinumërim të çdo kutie të votimit për zgjedhjet e 11 Qershorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)