Kërkohet disiplinimi i Listës Serbe
Prishtinë, 22 janar - Përfaqësuesit e rinj të serbëve shihen si kërcënim për konceptin kushtetues të Kosovës.
Subjektet politike të serbëve të Kosovës janë defaktorizuar prejse Lista Serbe u sponsorizua nga Beogradi zyrtar dhe mori pushtetin në nivele lokale dhe zuri gati të gjitha ulëset e rezervuara për serbë në Kuvendin e Kosovës.
Përfaqësuesit e rinj ia kontestojnë shtetësinë Kosovës edhe me deklarata e edhe me veprime.
Kryeministri Isa Mustafa u është kundërpërgjigjur në heshtje këtyre veprimeve.
Por analistët i kanë bërë thirrje të veprojë. Dren Doli e Lumir Abdixhiku kanë thënë se kundërpërgjigjja duhet të jetë me masa shkarkimi.
/Koha Ditore/