18 Janar 2025

Kërkohet bashkëpunimi parlamentar Kosovë - Sllovaki

Prishtinë, 1 tetor - Eksperienca gjatë rrugës drejt integrimit evropian,ishte temë thelbësore e takimit të sotëm të  kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, me një delegacion nga Parlamenti i Sllovakisë, kryesuar nga z. Ivan Stefanec.

Kryesuesi i delegacionit, Ivan Stefanec, pasi e njoftoi kryetarin me përbërjen e delegacionit, theksoi nevojën e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve.

”Është me interes që Sllovakia dhe Kosova , si dhe parlamentet përkatëse të bashkëpunojnë ndërmjet vete. Integrimi ynë nuk ishte i lehtë. Na kujtohet se sa të nevojshëm ishin miqtë në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian. Gjatë këtij procesi ne njëkohësisht vendosëm edhe standarde evropiane”,theksoi në fjalën e tij Stefanec.

Kreu legjislativit të vendit, Krasniqi pasi shprehu kënaqësinë për këtë takim, theksoi se vizitat vendosin themel të mirë për bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve.

Në këtë frymë, bashkëpunimi po hyn në rrugë të mbarë. Kosova ka çfarë të mësojë nga përvoja sllovake drejt integrimit evropian .

“Vendi ynë ka ligje të standardeve evropiane, ndërsa i kushtohet rëndësi edhe të drejtave të njeriut. Aktualisht Kosova është e angazhuar në dy procese: në atë të bisedimeve me Serbinë ,si dhe në procesin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen së shpejti”, u shpreh kryekuvendari Krasniqi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)