20 Janar 2025

Kërkohet avancimi i marrëdhenjëve mes Bosnjës dhe Kosovës

Prishtinë, 25 shkurt -  Nënkryetari i Kuvendit, Fikrim Damka, deputetja Lirije Kajtazi, njëhërësh kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione dhe Duda Balje, kryetare e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, pritën sot kryetarin e Komisionit për Tregti të Jashtme dhe Doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq.

Nënkryetari i Kuvendit,  Damka, fillimisht i uroi mirëseardhje dhe e falënderoi për vizitën mysafirin nga Bosnja. Ai vlerësoi se vizita e tij paralajmëron një nismë të mbarë në avancimin e raporteve ndërmjet dy popujve.

Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ndërkaq, e njoftoi atë për pozitën e këtij komunitetit në vendin tonë. Lidhur me këtë, Balje tha se ky komunitet është i përfaqësuar në të gjitha nivelet e pushtetit dhe u shpreh e bindur se mundësit prosperuese për ta do të jenë edhe  më të mëdha në të ardhmen.

Për nevojën e një bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve, u shpreh edhe deputetja, Lirije Kajtazi.

Ajo kërkoi nga z. Mehmedoviq, që Asambleja Parlamentare e Bosnjë Hercegovinës, të mbështes Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Përfaqësuesi i Parlamentit boshnjak, Semsudin Mehmedoviq, vlerësoi se komuniteti boshnjak në Kosovë duhet të shërbejë si urë lidhëse ndërmjet dy popujve.

Ai po ashtu u angazhua që komunikimi ndërmjet dy popujve të jetë më i shpeshtë, ndërkaq, paralajmëroi një iniciativë që do ta marrë në Asamblenë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, për realizimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmjet të dyja vendeve,  vetëm me letërnjoftime. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)