Kërkohet avancim dhe modernizim të ueb faqeve të komunave
Prishtinë, 30 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) ka ka organizuar një tryezën me temën Decentralizimi dhe modernizimi i ueb faqeve të komunave.
Komunat shpesh herë kanë qenë në fokus të kritikave për shkak të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies institucionale duke mos ofruar dokumentet bazike në ueb faqet e komunave si një mekanizëm adekuat për qasje më të lehtë në informacione. Si rezultat i kësaj, komunat janë ballafaquar edhe me mungesë tëkompetencave të plota në menaxhim të ueb faqeve të tyre dhe një nga synimet e këtij takimi ishte fokusimi në mundësit e gjetjes së zgjidhjes për lehtësimin e menaxhimit të ueb faqeve të komunave nga autoritet lokale.
Sazan Ibrahimi, Kryetar i Asociacionit të Komunave AKK, tregoi rëndësinë e përmirësimit të ueb faqeve të Komunave, dhe rëndësinë e modernizimit si rezultat i lehtësimit dhe qasjes sa më të lehtë nga ana e qytetarëve në nxjerrjen e të dhënave mbi funksionimin dhe punën e Komunës, ai gjithashtu tregoj gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe me tutje që të kemi ueb-faqe sa me funksionale.
QendresaHamzaj nga KDI, prezantoj disa prej karakteristikave që duhet ti ketë një ueb-faqe e komunës, në mënyrë që të ofroj lehtësira në punën e zyrtarëve dhe që do të ndikonte në rritjen e interesimit të qytetarëve për ti vizituar dhe informuar mbi punën, aktivitetet dhe dokumentet me rëndësi . Siç janë, karakteri i komunës, thjeshtësimi i domenit, lidhja me rrjetet sociale, organizimi i ueb-faqes, të dhënat e hapura, mundësimi i klipeve dhe animacioneve, si dhe tëfunksionalizohet moduli i kërkimit.
AvniSahiti nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal theksoj se ka progres në avancimin e përmbajtjes së ueb-faqeve, përkundër ngecjeve nëteknologjinë informative ku edhe përgjegjësi mbajnë edhe vet zyrtarët përgjegjës komunal. Megjithatë me avancimin e teknologjisë informative duhet të adaptohen ueb faqet me këto trende.
Përfaqësuesi i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit në kuadër të MAP, z. SelimLulaj,është fokusuar në Udhëzimin Administrativ për ueb faqet e institucioneve publike i nxjerrë në vitin 2015, i cili është shumë më i avancuar në dhënien e mundësisë nga ana e komunës në menaxhimin sa më funksional të ueb faqes duke ofruar liri në gjetjen e dokumenteve përmes modulit të kërkimit.
Si konkluzion i përgjithshëm në kuadër të këtij takime mbetet rritja e bashkëpunimit ndërmjet nivelit lokal dhe ati qendrorë në kuadër të rritjes së transparencës komunale e veçanërisht në respektimin e obligimeve ligjore, rritja e kapacitetit të zyrtarëve të IT-s në nivel komunal, dhënia e hapësirës për menaxhimin e ueb faqeve dhe lënia e hapësirës për atraktivitet më tëmadh sidomos në shfletimin e ueb faqeve nga telefonat e mençur, siguri më e madh e platformës së ueb faqeve, alokim i mjeteve nga viti i ardhshme nga buxheti komunal në pagesën e mirëmbajtjes së domenit etj.
Ky aktivitet realizohet me përkrahjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur KFOS