23 Janar 2025

Kërkesat konkrete të protestës, së 18 prillit

Prishtinë, 8 prill – Përfaqësuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj, u takuan sot me përfaqësuesit e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Ahmet Isufi, si dhe me ata të NISMA-s, Fatmir Limaj dhe Xhevat Bislimi, për të diskutuar lidhur me protestën kundër kapjes së shtetit që do të mbahet më 18 prill në 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në këtë takim ndër të tjera u vendosën kërkesat konkrete të protestës, të cilat mund t’i gjeni më poshtë:

1.    Të shfuqizohet vendimi i ZRrEE-së i datës 29 gusht 2014 dhe të shkarkohet Bordi i ZRrEE-së,
2.    Trepça të shpallet me ligj ndërmarrje publike me status të veçantë.
3.    Të shkarkohet Hajredin Kuqi.
4.    Të dorëhiqet Enver Hasani.
5.    Të shkarkohet menaxhmenti i RTK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)