Kërcënimet nuk do ta ndalin qeverisjen e mirë në Gjakovë
Gjakovë, 7 gusht - Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, thotë se kërcënimet që ka përjetuar në adresë të dy drejtorëve të Ekzekutivit të saj nuk do ta ndalin qeverisjen e mirë në Gjakovë.
Kusari Lila ka thënë se nuk do te ketë forcë e as kërcënim që do të ndalë punën e saj në zhvillimin e Gjakovës.
Sipas saj, kërcënimet e tilla vijnë nga njerëz që po i pengojnë punët e mira që po realizohen në këtë komunë.
Mimoza- Kusari-Lila ka shtuar se qeverisja në Gjakovë është në rrugë të drejtë dhe se kërcënuesit po ndihën të rrezikuar nga një formë tjetër e qeverisjes.